Kalo te lënda

Arrestohen dy persona të shpallur në kërkim

fotoNjësitet patrulluese të Policisë së Kosovës në Gjilan në dy raste të veçanta kanë arrestuar dy persona të kërkuar nga Gjykata Themelore e kësaj komune.

Në rastin e parë nga patrulla policore është arrestuar personi shqiptar shtetas i Kosovës për të cilën ishin lëshuar katër urdhëresa nga Gjykata Themelore në Gjilan, dega në Viti.

I dënuari dërgohet në vuajtjen e dënimit në burgun e Smrekovnicës për mbajtje të dënimit prej 55 ditëve.

Ndërsa në rastin e dytë njësiti policor i ekipit reagues të stacionit policor në Gjilan, sipas aktvendimit të Gjykatës Themelore në Gjilan, ka dërguar në burgun e Dubravës një person të dënuar paraprakisht nga gjykata, pasi ai duhet të vuajë masën e dënimit me burg prej 7 muajsh./

Lini një koment