Raporti i policisë : Çfarë ka ndodhur dje në Kosovë?
RAJONI I PRISHTINËS – INCIDENTET KRIMINALE
ZJARRVËNIE
Fshati Trudë, Prishtinë 02.11.2014-22:20. Raportohet se për shkaqe të panjohura një automjet i llojit Golf III është përfshirë nga zjarri, me ç’rast automjeti është djegur tërësisht. Njësiti policor ka bërë verifikimin e automjetit Golf III dhe pas verifikimit është konstatuar se i njëjti është raportuar i vjedhur me dt.02.11.2014. Automjeti është konfiskuar. Nuk raportohet për të dyshuar. Rasti po hetohet nga Policia.
VJEDHJE E VETURËS
Tregu i veturave–Prishtinë 02.11.2014 – 13:10. Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se nga të dyshuar të panjohur i është vjedhur vetura e tij të tipit VW Golf III, që ishte e parkuar afër tregut të veturave.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Rr. “1 Tetori”, Prishtinë 02.11.2014 – 06:40. Në bazë të urdhëresës të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në mbajtje.
RAJONI I GJILANIT – INCIDENTET KRIMINALE
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Rr. “Dëshmorët e Kombit”, Viti 02.11.2014-14:50. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë pasi që të njëjtit së bashku edhe me një të dyshuar tjetër i cili gjendet në arrati, kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohet në mbajtje.
Fshati Tomancë, Ranilluk 02.11.2014-15:45. Viktima mashkull K-Serb ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale, i dyshuari mashkull K-Serb e ka sulmuar me një mjet të prehtë (thikë). Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Rr. “Mulla Idrizi”, Gjilan 02.11.2014-12:15. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës në kohëzgjatje prej një (1) muaji.
RAJONI I FERIZAJT – INCIDENTET KRIMINALE
LËNDIM I RËNDË TRUPOR
Rr. “Bostonit”, Ferizaj 02.11.2014 -15:40. Viktima mashkull K- Shqiptar ka raportuar se derisa ishte duke ecur rrugës, është sulmuar fizikisht për arsye të panjohura nga të dyshuar të panjohur . Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë. Rasti po hetohet nga policia.
RAJONI I PRIZRENIT – INCIDENTET KRIMINALE
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Fshati Terpez, Malishevë 02.11.2014-17:00. Është arrestuar e dyshuara femër K-Shqiptare, pasi që e njëjta me veturën e saj BMW me targa lokale ka bërë vozitje të pakujdesshme dhe duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur këmbësorin-viktimën mashkull K-Shqiptar, i cili ishte duke kaluar rrugën. Si pasojë e aksidentit viktima nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes ndërsa lëndime të lehta ka pësuar edhe pasagjeri në veturën e të dyshuarës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion, ndërsa e dyshuar dërgohet në mbajtje.
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Rr. “Ukë Bytyqi”, Prizren 02.11.2014-20:15. Njësiti policor ka pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri në lokacionin e cekur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 22 gëzhoja që dyshohet të janë shkrepur nga arma automatike AK-47, me ç’rast në një lokal fitnesi janë thyer tre xhama, tri pasqyra dhe është dëmtuar një pajisje. Sipas informatave aty kanë qëndruar tre persona të panjohur të cilët pas të shtënave janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë në drejtim të panjohur. Policia po heton rastin.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
GJETJE E MJETIT TË PASHPËRTHYER
Fshati Doberdelan, Suharekë 01.11.2014-09:45. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se në pyll ka vërejtur dy mjete të pashpërthyera -granata dore. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti për deminim i FSK-së i cili ka bërë shpërthimin e të njëjtave në mënyrë të kontrolluar pa ndonjë incident.
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Dragash 02.11.2014-07:30. Raportohet për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me targa lokale me vozitës meshkuj K-Shqiptarë. Si pasojë e saj lëndime trupore ka pësuar njëri nga pasagjerët të cilit i është ofruar tretman mjekësor në QKMF-Dragash e më pas në Prizren për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
RAJONI I PEJËS – INCIDENTET KRIMINALE
VRASJE NË TENTATIVË
Fshati Rudar, Klinë 02.11.2014-19:19. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti pas një konflikti verbal dhe fizik, me pushkë ajrore ka shtënë në drejtim të viktimës femër K-Shqiptare-bashkëshortes së tij, me ç’rast e njëjta ka pësuar lëndime trupore. I dyshuari ishte nën ndikim të alkoolit dhe pas incidentit ia ka vënë zjarrin shtëpisë së tij. Nga zjarri është djegur një dhomë e shtëpisë dhe një pjesë e çatisë. Njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Në vendin e ngjarjes njësiti policor ka gjetur dhe ka konfiskuar dy pushkë ajrore, njëra prodhim turk e kalibrit 5.5 mm ndërsa tjetra pushkë artizanale e djegur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Pejës, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.
VJEDHJE
Rr. “Tony Bler”, Pejë 27.09.2014-11:27. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që për të njëjtin ekziston dyshimi i bazuar se e ka kryer veprën e cekur më lart në bashkëpunim me një të dyshuar mashkull K/Shqiptar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
GJETJE E MJETIT SHPËRTHYES
Fshati Baballoq-Deçan 02.11.2014-12:45. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se në qendër të fshati Baballoq kishte vërejtur një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Njësiti policor ka bërë sigurimin e vendngjarjes derisa njësia për deminim i FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit në mënyrë të sigurt dhe pa ndonjë incident.
RAJONI I MITROVICËS – INCIDENTET KRIMINALE
Asgjë me rëndësi për të raportuar
RAJONI I MITROVICËS – VERI – INCIDENTET KRIMINALE
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Rr. “Kolashinska”, Mitrovicë 02.11.2014 – 12:40. Raportohet për një shpërthim të një mjeti të paidentifikuar që dyshohet ka ndodhur në afërsi të një kafiterie, ndërsa pjesë të metalta janë vërejtur në rrugë. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar. Policia po heton rastin.
PRISHJE E RENDIT DHE QETËSISË PUBLIKE
Rr. “7 Korrik”, Leposaviq, 02.11.2014-00:45. Raportohet për një rrahje që ka ndodhur në një kafiteri, me ç’ rast janë sulmuar tre zyrtarë policorë meshkuj K/Serbë, të cilët ishin jashtë detyrës zyrtare, nga një grup i personave të dyshuar meshkuj prej të cilëve janë identifikuar tre meshkuj K/Serbë, të cilët janë të njohur për policinë. Nuk raportohet për të lënduar as për të arrestuar. Policia po heton rastin.
POLICIA KUFITARE – INCIDENTET KRIMINALE
KALIM ILEGAL I KUFIRIT
Fshati Kokaj, Gjilan 02.11.2014-17:55. Njësiti policor ka ndaluar një automjet me targa të Serbisë që drejtohej nga i dyshuari mashkull shqiptar, shtetas i Serbisë, i cili ka kaluar në mënyrë ilegale kufirin me datën 23.09.2014. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
FALSIFIKIM I DOKUMENTIT
PKK, Vërmicë 02.11.2014-15:45. Njësiti policor gjatë kontrollit ka ndaluar një veturë, tipi “Seat Terra” me targa lokale, të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull K/Shqiptar. Gjatë kontrollit të dokumentacionit është vërejtur se i njëjti dyshohet të ketë falsifikuar dokumentin e veturës pasi që në të njëjtin, ka bërë përmirësimin e ngjyrës dhe numrit të shasisë. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt ndërsa automjeti është konfiskuar nga njësiti doganor.
STATISTIKAT E PËRGJITHSHME
Aksidente fatale – 001
Aksidente me të lënduar – 005
Aksidente pa të lënduar – 023
Tiketa trafiku të shqiptuara – 678
Arrestime – 011
Në mbajtje – 009