Peticioni për gratë e dhunuara, mbështetja e OKB-së e paqartë

562X315519307_peOrganizata e Kombeve të Bashkuara, ende nuk ka dhënë sinjale se mund t’i jap ndonjë mbështetje domethënëse,

iniciativës që kërkon drejtësi ndërkombëtare për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë.

Mbi 120 mijë nënshkrime të mbledhura gjatë muajit korrik i kërkojnë OKB-së, të bëjë një raport dhe themelimin e një tribunali për ndjekjen e këtyre krimeve. Iniciuesja e këtij organizimi Edita Tahiri, që i ka dhënë karakterin e një iniciative private, nuk ka sqaruar se çfarë po ndodhë me peticionin, dhe kur ky peticion do t’i dërgohet OKB-së, si kërkesë zyrtare siç ishte paralajmëruar.

 

Për komunikimin me bordin, që e kryeson zëvendëskryeministrja në detyrë Edita Tahiri, nuk kanë dhënë detaje as nga zyra e sekretarit gjeneral Ban Ki-moon.

 

Një nga zyrtaret për marrëdhënie me publikun, Devi Palanivelu, ka thënë vetëm se kjo çështje është duke u shqyrtuar në nivel të kabinetit të sekretarit gjeneral.

 

“OKB është e njoftuar me çështjen e inicimit të peticionit dhe ne për momentin po e shqyrtojmë këtë çështje. Për detaje të tjera të kësaj situate që ne po diskutojmë dhe për rezultatet mund të flasim më vonë”, i ka thënë Radio Kosovës, Devi Palanivelu.

 

Ndërkohë që iniciativa e këtij bordi mbetet ende e dyzuar për OKB-në, sidomos segmentet e saj në Kosovë. Joel Mermet, shefi i Zyrës së Komisarit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Kosovë thotë se en e është e pamundur të jepet ndonjë vlerësim.

 

“Çështja është tani se çfarë ju keni në atë peticion. Ka plot raste në botë kur shoqëria civile bën peticione dhe ato i adresohen OKB-së përmes kanaleve zyrtare. Këtu një peticion i tillë është një iniciativë individuale por prapë është zëvendëskryeministre dhe ne duhet të jemi të qartë për statusin e kësaj iniciative”,i ka thënë Mermet , Radio Kosovës.

 

Prej muajit nëntor gratë e dhunuara gjatë luftës do të fillojnë t’i nënshtrohen procesit të verifikimit dhe njohjes së statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës. Zyra e Kryeministrit ka paralajmëruar se që nga nëntori do të jetë gati struktura ligjore që mundëson themelimin e Komisionit Qeveritar që do të udhëheq këtë proces.

 

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: