Limaj prezenton te rejat nga LVAN

bllokLideri i Nismës, Fatmir Limaj duke folur pas takimit të Bllokut LAN dhe Vetëvendosje, i ka demantuar zërat për përçarje brenda koalicionit opozitar.

Limaj ka thënë koalicioni vazhdon të jetë i bashkuar.

“Koalicioni është fuqishëm bashkë, veprimet tona janë të përbashkëta. Ata që mendojë dhe dyshojnë në ndonjë përçarje e kanë gabim. Ne jemi fuqishëm bashkë dhe fuqishëm të përcaktuar që vendit ti japim një qeverisje të shumicës.

Lideri i Nismës, duke folur në emër të Bllokut LVAN, ka thënë se janë të janë të shqetësuar që nuk po thirret vazhdimi i seancës konstituive nga kryesuesja Flora Brovina.

“Së pari, në emër të koalicionit edhe njëherë paraqesim shqetësimin tonë për bllokimin e situatës, duke mos thirrur seancën parlamentare. Ne jemi të shqetësuar që edhe pas kaq shumë kohe nuk kemi ftesë për mbajtje të seancës dhe aty në parlament të tentohet të gjendet zgjidhja drejt zhbllokimit të situatës. Bëjë thirrje kryesues që sa më shpejt të thërret seancën dhe seanca të tentojë të bëjë zgjidhje”.

Sa i përket Bllokut, lideri i Nisma-s ka thënë se ai është i bashkuar dhe shumë shpejtë do t’i formojë institucionet, me shumicë parlamentare.

“VLAN është unik, është i vendosur për të ecur përpara me projektin tonë të cilin e kemi ndërtuar për ta ndryshuar qeverisjen në këtë vend dhe për t’i dhënë vendit një qeverisje më ndryshe”.

“Dua t’i sigurojë të gjithë qytetarët e këtij vendi se Kosova shumë shpejt do t’i ketë institucionet e veta dhe në Kosovë do të qeverisë shumica parlamentare, dhe shumica parlamentare është në këtë koalicion”.

“Ne vazhdojmë të tentojmë dhe nuk do të lodhemi për të gjetur rrugën institucionale dhe vazhdojmë duke ftuar për reflektim të gjithë për të respektuar institucionet, për të respektuar normat kushtetuese por dhe jetën parlamentare në këtë vend”.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: