Kështu bëhet shitblerja e vajzave skllave të ISIS (Video)
Një video e publikuar në internet tregon se çfarë ndodh me femrat që zihen rob nga terroristët e Shtetit Islamik.
Ata shihen aty duke qeshur e diskutuar për shitjen dhe blerjen
e grave të komunitetit Yazidi.
Mijëra gra dhe vajzave të reja nga ky fis i Irakut u rrëmbyen u përdorën si skllave nga militantët ekstremistë.
Në pamjet e videos të ngarkuar në YouTube, disa luftëtarë islamikë shihen derisa negociojnë blerjen e vajzave, edhe ato të moshës 15 vjeçare, në këmbim të parave apo armëve.
“Sot është dita e shitjes së robëve”, thotë njëri nga personat në video, të cilën e përkthen kanali televiziv i Lindjes së Mesme Al Aan TV, transmeton lajmi.net.
“Sot është dita e skllevërve dhe ne duhet të kemi pjesën tonë”, thotë një tjetër. “Ku është vajza ime Yazidi?”, pyet ai vazhdimisht.
Ndërsa shitësi potencial i vjen përpara dhe i thotë se ka një vajzë skllave, ku edhe fillojnë ofertat.
“Çmimi ndryshon nëse ajo ka sy blu” thotë ai. “Unë do të ta shesë atë për një pistoletë Glock”, përgjigjet shitësi.