Na pret dimri më i ftohët dhe më i gjatë në 100 vjetët e fundit
Dimri që po vjen do të jetë më i ftohti në 100 vitet e fundit, ndërsa të ftohtit do të përfshijë një pjesë të madhe të kontinentit evropian, paralajmërojnë meteorologët britanikë.
Reshje të mëdha të borës do të ketë mbi Evropë, të përcjella me temperatura shumë të ulëta.
Sipas këtyre paralajmërimeve të meteorologëve britanikë, ky dimër arktik do të zgjas hiq më pak se pesë muaj.
Ata thonë se vala e parë e të ftohtit të madh do të nis gjatë muajit, nëntor, në të cilin kemi hyr sot.
Ndërsa në janar janë paralajmëruar temperatura shumë të ulëta, që do të shkojnë deri në minus 27 gradë celsius, dhe kjo do të vlejë për tërë kontinentin, përfshirë edhe një pjesë të madhe të Ballkanit.