VV nxit LAN-in për të dalë në rrugë

562X315104242_VVSekretari organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, ka bërë me dije se kjo lëvizje ka diskutuar edhe me koalicionin LDK-AAK-Nisma për organizimin e protestave me qëllim të largimit të Thaçit.

 

“Me koalicionin LAN, ndër të tjera është diskutuar edhe organizimi i protestave qytetarë”, ka deklaruar ai.

 

Molliqaj duke folur për “Epoka e re” ka vlerësuar se për shkak të dëmeve që ia ka shkaktuar vendit qeveria Thaçi, Vetëvendosje i inkurajon protestat qytetare për largimin e saj nga pushteti.

 

“Konkretisht, sot kemi një qeveri në ikje, e cila e ka kapur shtetin dhe po i bllokon institucionet, duke mos e lejuar formimin e tyre”.

 

“Kjo qeveri në ikje e ka shpronësuar popullin e Kosovës nga ndërmarrjet publike, duke I shitur ato shpejt dhe shumë lirë, me ç’rast e ka dëmtuar ekonominë e vendit, buxhetin e shtetit dhe 760 mijë punëtorë i ka shndërruar në të papunë”, është shprehur Molliqaj.

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: