Problematike shpallja e zgjedhjeve

problematike-shpallja-e-zgjedhjeve_hdEdhe pse vendi po hyn në muajin e gjashtë pa institucione, për shkak të krizës politike, mbetet e paqartë se si të tejkalohet kjo situatë. Ndonëse disa analistë politikë dhe, së fundi edhe këshilltari i presidentes Jahjaga, Arbër Vllahiu kanë përmendur zgjedhjet si opsionin e vetëm për të dalë nga kjo krizë, megjithatë kjo gjë nuk do të jetë e lehtë pa pajtimin e partive, sepse nuk ka bazë ligjore e kushtetuese që ato të shpallen ndryshe.

Vllahiu u ka thënë sot medieve se nëse s’ka zgjidhje, atëherë opsioni i vetëm janë zgjedhjet e reja parlamentare.

“Nëse nuk ka asnjë zgjidhje dhe liderët i shohin si alternativë të vetme të mbetur zgjedhjet, atëherë pikërisht bazuar në Kushtetutën e Kosovës, në të gjitha ligjet në fuqi dhe në rolin e garantuesit të funksionimit demokratik të institucioneve të Presidentes, vendi duhet të nxirret nga kjo situatë”, ka thënë Vllahiu.

Mirëpo, kundër zgjedhjeve janë shprehur haptas edhe ndërkombëtarët. Madje, siç ka mësuar Gazeta Blic nga burime ndërkombëtare, Jahjagës i është bërë e ditur se ajo nuk mund t’i shpallë zgjedhjet, për faktin se nuk ka bazë kushtetuese e ligjore ta bëjë një gjë të tillë.

Zgjedhjet e reja mund të shpallen vetëm atëherë kur shpërndahet Kuvendi. Jahjaga tani nuk ka bazë që ta bëjë një gjë të tillë. Ndërkombëtarët këtë gjë ia kanë bërë të qartë tashmë asaj”, ka thënë ky burim.

http://tpc.googlesyndication.com/safeframe/1-0-0/html/container.html

Kundër zgjedhjeve të reja janë shprehur edhe analistët politik.

Drejtoresha e Fondacionit Friedrich-Ebert-Stiftung për Kosovë, Besa Luzha ka thënë për Gazetën Blic se zgjedhjet e reja nuk janë opsion.

“Assesi nuk mendoj se zgjedhjet janë zgjidhje”, thotë ajo.

Edhe nga Blloku LDK- AAK- Nisma dhe VV thonë se nuk ka nevojë vendi të shkoj në zgjedhje të reja, kur ka një shumicë parlamentare.

Këshilltari kryesor i Ramush Haradinajt, Avni Arifi ka thënë për Gazetën Blic se nuk ka bazë ligjore që e para e vendit Atifete Jahjaga të shpall zgjedhje të reja.

“Unë nuk njoh ndonjë bazë ligjore ku presidentja do të mund të thirrej për të shpallë zgjedhjet. Të paktën në Kushtetutën e Republikës së Kosovës nuk e kam parë”, thotë ai.

Sipas tij, “veprimi i Bllokut është shumë i qartë: nuk ka zgjedhje kur ka shumicë parlamentare ekzistuese”.

Ndërkaq, edhe nga PDK nuk janë shumë të “nxehtë” për zgjedhje të reja. Mirëpo, sipas zyrtarë të kësaj partie, nëse nuk ka marrëveshje me ta, atëherë vendi detyrimisht duhet të shkoj në zgjedhje.

“Marrëveshje me ne, ose zgjedhje të reja”, ka thënë deputeti i kësaj partie, Adem Grabovci para disa ditësh.

Ndërkohë sipas Kushtetutës së Kosovës, thuhet shumë qartë se kur mund të ketë zgjedhje të reja.

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga pavarësisht pse e ka përmendur opsionin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe u ka dhënë ultimatum partive që të merren vesh ndërmjet vete, ajo s’do të mund të shpallje zgjedhje të reja, pa u marrë vesh ndërmjet vete sërish deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Neni 82 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës e përcakton shumë qartë se në cilat raste shpërndahet Kuvendi, dhe rrjedhimisht vendi shkon në zgjedhje.

Mirëpo, vendi nuk mund të shkoj në zgjedhje të reja në rast se së pari nuk do të mund të konstituohej Kuvendi, në mënyrë që pastaj ai të shpërndahej. Pra, si do të shpërndahej Kuvendi, në rast se ai ende nuk është konstituar, si në situatën e tanishme.

Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës vendi shkon në zgjedhje në këto raste:
nëse brenda 60 ditësh nga dita e nominimit të kandidatit për kryeministër nga presidenti nuk zgjidhet, nëse brenda afatit prej 60 ditësh nga dita e fillimit të procedurës së zgjedhjes, nuk zgjedhet Presidenti i Republikës së Kosovës dhe nëse për shpërndarjen e Kuvendit votojnë dy të tretat (2/3) e të gjithë deputetëve.

Mirëpo, në situatën aktuale në të cilën ndodhet vendi, Kuvendi mund të shpërndahet vetëm me votat e 2/3 të të gjithë deputetëve.

Zgjedhjet e reja, duket se i ka “përjashtuar” edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, ku thotë se edhe nëse dështon zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, vendi nuk ka nevojë të shkoj në zgjedhje të reja. Kundër zgjedhjeve po shprehen edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë të akreditiuar në Kosovë. Mirëpo, nëse do të vazhdoj edhe për disa muaj kriza politike, shërbyesit civil rrezikojnë të mbesin edhe pa paga për shkak të mos miratimit të buxhetit. /Gazeta Blic/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: