Jahjaga: Po kërkoj zgjidhje e jo zgjedhje
Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, deklaroi në një prononcim për RTK-në se po përpiqet që në takimet me liderët politikë të gjejë zgjidhje e jo zgjedhje.
Megjithatë, ajo tha se edhe mospajtimeve politike ju vjen fundi dhe se duhet të shkohet përpara.
Jahjaga shtoi se liderët politikë duhet të ulen së bashku dhe të diskutojnë daljen nga kriza aktuale, e mos të shikohen interesat e ngushta partiake, por interesi shtetëror i vendit.