Sheholli kërkon revolucion për ta rrëzuar Thaçin

sheholli-k-euml-rkon-revolucion-p-euml-r-ta-rr-euml-zuar-tha-ccedil-in_hdFatmir Sheholli, emër kontrovers i politikës dhe medias në Kosovë dhe Serbi, kërkon revolucion. Ai thotë se nëse Hashim Thaçi nuk i lëshon udhë Bllokut për ta bërë qeverinë, qytetarët duhet të dalin në rrugë për ta rrëzuar atë.

Fatmir Sheholli i cili në vitet 90’, gjatë instalimit të masave të dhunshme serbe në Kosovë, kishte punuar si gazetar në Radio Televizionin e Prishtinës (RTP), thotë se PDK duket t’i hapë rrugë LAN-it për ta formuar qeverinë.

Bile ai thotë, se nëse PDK vazhdon të insistojë me qëndrimet e saj, atëherë qytetarët duhet të dalin në rrugë dhe ta rrëzojnë këtë qeveri me revolucion.

Sheholli i cili paraqitet edhe si gazetar i agjencisë së lajmeve shtetërore serbe Tanjug, në një prononcim për mediat serbe, ka thënë se “Kosova është duke u përballur me sfidën më të madhe deri më tani. Dhe kjo sfidë është largimi i regjimit të Hashim Thaçit, edhe me revolucion në rrugë”, transmeton lajmi.net.

Ai thotë se nëse Kosova nuk e formon shpejtë qeverinë, do të shkojë drejtë falimentimit.

http://tpc.googlesyndication.com/safeframe/1-0-0/html/container.html

“Kur nuk keni rrugë tjetër për të treguar fuqinë që keni, atëherë demokracia i lejon qytetarit një rrugë, e ajo është revolucioni”, ka thënë Sheholli, i cili dikur ishte edhe këshilltar politik e zëdhënës në Ministrinë e Komuniteteve dhe Kthimit kur Ministër ishte Slavisha Petkovic./lajmi.net/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: