Kalo te lënda

Arrestohet një mjek, ja arsyeja

fotoHetues rajonalë nga Drejtoria Rajonale e Prizrenit, te enjten pasdite kanë arrestuar një mjek të Shtëpisë së Shëndetit në Malishevë mbi bazën e dyshimit se i njëjti ka tejkaluar autorizimet gjatë kontrollit të dy pacienteve të moshës së mitur në dy raste të veçanta.

Policia ka bere te ditur se lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit i cili ka nënshkruar vendimin për ndalimin policor të mjekut për 48 orë. Hetuesit rajonalë po punojnë për verifikimin e pretendimeve nga denoncueset.

Lini një koment