Limaj: Zgjedhjet nuk i do askush
Presidentja e Kosovës ka përfunduar takimet me liderët e partive politike me të cilët ka biseduar për zgjidhjen e një ngërçi politik.
Lideri i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj tha se duhet të reflektojnë të gjithë duke respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe shumicën parlamentare për të gjetur zgjidhjen.
I pyetur rreth afateve të presidentes, Limaj ka shtuar se Jahjaga nuk ka nevojë të jap afate, pasi që janë duke punuar dhe konsultuar për ta gjetur zgjidhjen.
Ai tha se vendi nuk ka nevojë të shkoj në zgjedhje dhe se ato nuk i do askush.