Arrestohen nëntë zyrtarë shëndetësorë, i dyshuar është edhe ministri Agani

arrestohen-n-euml-nt-euml-zyrtar-euml-sh-euml-ndet-euml-sor-euml-i-dyshuar-euml-sht-euml-edhe-ministri-agani_hdNëntë zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, të spitaleve dhe klinikave private, ndër ta edhe doktorë, janë arrestuar në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes.

Sipas një burimi brenda Policisë së Kosovës, Njësiti për Krime Ekonomike ka kryer një operacion të gjerë në Prishtinë dhe Pejë, që ka të bëjë me personat që dyshohet se kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare.

“Ata dyshohen për keqpërdorimin e detyrës zyrtare, që ka të bëjë me pajisjet shëndetësore, sidomos me stendat që përdoren tek pacientët e sëmurë nga zemra”, ka thënë për lajmi.net, ky burim me kusht anonimiteti.

Sipas këtij burimi, Prokuroria ka vërejtur se përdorimi i stendave të dyshimta, të skaduara afati, si dhe vendosja e tyre nga doktorë jokompetentë, mund të ketë çuar në vdekjen e pacientëve, që deri tani e ka çuar numrin e tyre mbi 100.

“Përveç të arrestuarve, i dyshuar në këtë rast është edhe vet ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë”, ka thënë burimi i lajmi.net, duke bërë të ditur se aksioni i policisë është duke vazhduar. /lajmi.net/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: