Thaçi përsërit: Marrëveshje përmes dialogut

fotoPas takimit të përfaqësuesve të Partisë Demokratike të Kosovës me presidenten Atifete Jahjaga, Hashim Thaçi ka theksuar se ky takim ishte në vazhdën e takimeve që presidentja po zhvillon në kuadrin e zotimeve dhe përkushtimit të saj drejt formimit të institucioneve në Kosovë.

“Ishte një takim korrekt. Vlerësojmë zotimet dhe përkushtimin e presidentes Jahjaga për të mundësuar arritjen e një marrëveshje për formimin e institucioneve. Qëndrimi i PDK-së, tanimë është i njohur – respektimi i plotë i vullnetit të qytetarëve, rezultatit të zgjedhjeve, si dhe natyrisht respektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë lideri i PDK-së.

“Edhe sot bëjmë thirrje për të gjithë spektrin politik që të reflektojë në mënyrë që të ofrohet zgjidhje përmes dialogut. Marrëveshja është e domosdoshme për të shkuar drejt formimit të institucioneve”, ka thënë ndër tjerash Thaçi.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: