Kurti tallet me Presidenten, sot nuk më pyeti si e kam vajzën
Lideri i VV’së Albin Kurti është tallur me Presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga e cila po organizon takime me përfaqësues të partive politike.
Kurti ka thënë se takimi i sotëm me Jahjagën ka qenë i njëjtë.
“Takimi ishte i njëjtë pos që në këtë takim Presidentja nuk më pyeti se si e kam vajzën” ka thënë ai. “Ne si VV i shprehëm qëndrimet tona ashtu siç i kemi thënë edhe më parë. Ne duam që republikën e cila është bërë republikë e pakicës ta bëjmë republikë të shumicës. Nuk ka mundësi që ta shpëtojmë edhe Hashim Thaçin e Kadri Veselin në njërën anë, edhe republikën në anën tjetër. Duhet të marrim qëndrim serioz se cilën do ta shpëtojmë. Në këtë proces të krijimit të institucioneve Gjykata Kushtetuese po na pengon ndërsa Presidentja nuk po na ndihmon” ka thënë Kurti./express/