Shqipëria vazhdon ta godasë ulët Kosovën

fotoD2G9P8K0Ministria e Bujqësisë e Shqipërisë ka vendosur që të bllokojë miellin që ka nivel të proteinës nën 12.5%. Sipas matjeve të tyre, cilësia e tashme e miellit nuk dallon shumë nga krundet, që shfrytëzohet për kafshët.

Ky standard i vendosur nga Qeveria shqiptare ua pamundëson prodhuesve të miellit në Kosovë eksportin e tij.

Në AVUK thonë se nuk dinë për vendimin, kurse Ministria e Tregtisë dhe Industrisë thotë të ketë ngritur këtë problem më autoritetet homologe nga Shqipëria.

Ministri i Bujqësisë, i Zhvillimit Rural dhe i Administrimit të Ujërave i Shqipërisë, Edmond Panariti, ka thënë se udhëzimi për ngritjen e cilësisë së miellit në tregun e Shqipërisë është hap për të plotësuar standardin evropian për përqindjen e proteinave në miell.

Ai ka thënë t’u ketë lënë hapësirë të gjitha bizneseve për t’u adoptuar dhe përshtatur ndaj këtyre standardeve të reja, deri më datën 30 shtator.

“Pra të gjithë operatorët duhet të marrin masa duke filluar që nga fillimi i tetorit, kur ne do të zbatojmë rigorozisht standardet e reja të cilësisë dhe sigurisë të grurit dhe të miellit shqiptar. Ky është një qëndrim i vendosur dhe i palëkundur yni”, ka thënë ministri i Bujqësisë, Panariti, të mërkurën, gjatë një vizite në një fabrikë mielli në Tiranë.

Ky vendim është marrë, pasi prodhuesit e miellit në Shqipëri janë ankuar se në tregun e këtij vendi po shitet në masë miell i importuar nga Serbia dhe Kosova, i cili sipas tyre, ka një nivel të proteinës thuajse të njëjtë me miellin që u jepet bagëtive.

Ministri Panariti ka thënë se standardet që janë aplikuar deri më tani më nuk i përgjigjen kohës.

“Standardet e BE-së do t’i bëjmë tani pjesë të legjislacionit shqiptar. Praktikisht ne kemi standarde evropiane të cilësisë së miellit, të cilësisë së grurit, të përqindjes së caktuar të proteinave, ne mënyrë që shqiptarët të furnizohen me miell dhe jo me krunde”, ka thënë ai.

Ministri Panariti ka bërë thirrje që edhe Kosova të ketë një legjislacion me standarde të larta të cilësisë e sigurisë së miellit.

“Natyrisht do të dëshironim që një standard i tillë të ishte i pranishëm në të gjitha vendet e rajonit. Unë kam pasur kontakte edhe me Autoritetin e Veterinarisë dhe të Ushqimit në Kosovë, kam ftuar edhe ata që të bëhen pjesë e këtij standardi të lartë evropian, sepse bëhet fjalë për një hapësirë të përbashkët, të lëvizjes së lirë të mallrave dhe të shërbimeve dhe ne duhet të kemi standarde unike, ky është bashkimi i vërtet, të bashkohemi rreth një standardi të vetëm evropian.

Për sa kohë Shqipëria dhe Kosova janë të projektuara drejt Bashkimit Evropian, duhet të kemi një legjislacion me standarde të larta të cilësisë dhe sigurisë, sikundër është edhe standardi që vendosëm para pak ditësh”, ka thënë Panariti.

Ai ka thënë se gruri i Shqipërisë ka një standard më të lartë se ai që importohet. Me këtë vendim ai ka thënë se nuk do të ndikohet në rritjen e çmimit të bukës, por vetëm rritje të cilësisë.

Gruri dhe mielli qysh në origjinë duhet të jenë të cilësisë së lartë dhe se nuk lejohet që artificialisht t’i shtohet proteina.

Kjo është ndalesa e radhës që Shqipëria i bën mallrave të Kosovës. Pas patateve, rrushit, verës, ilaçeve, tash vjen edhe bllokada e miellit

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: