Haradinaj: Thaçi, “monstrum politik”

blloku-ndaras-n-euml-presidenc-euml_hdLideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka theksuar se gjendja e krijuar tejkalon “zvarritjet normale”.

Sipas tij, zvarritja e thirrjes së seancës, përkatësisht shtyrja e saj disa herë, tregon se Hashim Thaçi, paraqet një siç ka thënë ai “tip monstrumi politik”.

“Ishte konsultë e radhës me presidenten Jahjaga. Tema ishte ndërtimi i institucioneve, përkatësisht zhbllokimi i gjendjes ekzistuese”, tha Haradinaj.

Ai ka shtuar se në seancën e së enjtes do të shkojnë në bazë të rendit të ditës, përkatësisht me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

“Me siguri kësaj pike do t’i paraprijë kërkesa për debat”, ka theksuar Haradinaj.

“Kryeministrat e përgjegjshëm, kur e humbin shumicën japin dorëheqje. Rasti i Thaçit është një tip monstrumi politik. Ai nuk e ka shumicën – ka vetëm 44 vota dhe kjo është një situatë e jashtëzakonshme”, ka konstatuar Haradinaj.

Sipas tij, presidentja është interesuar vetëm për rrjedhën e situatës dhe nuk ka ofruar ndonjë zgjidhje.

“Ajo nuk e ka zgjidhjen. Zgjidhja është te shumica e deputetëve të Kuvendit”, ka thënë ndër tjerash Haradinaj. /Telegrafi/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: