Brovina: Nesër takim me përfaqësues të partive politike
Kryesuesja e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina, ka theksuar se do tu bëjë një ftesë përfaqësuesve të partive politike parlamentare, që nesër në ora 12 të zhvillojnë një takim të përbashkët ku do të ketë konsulta rreth vazhdimit të seancës konstituive.
Sa i përket asaj nëse thirrja e seancës nga ana e deputetëve të VLAN për të enjten është legale, Brovina ka theksuar se nuk është juriste për të vlerësuar një gjë të tillë.