Kosovari tenton të vetëdigjet, pasi iu refuzua leje-qëndrimi në Francë
Besim Z. kishte një prej që kishte migruar për në Francë. Mirëpo autoritetet e migracionit kanë refuzuar atij lejen e qëndrimit.
Kjo e ka shtyrë atë që të tentoj që të vetëvritet.
Pak minuta pasi e ka marrë konfirmimin negativ, Besim Z. është lyerë me benzinë duke ia futur pastaj zjarrin. Të pranishmit kanë arritur ta shpëtojnë atë, mirëpo ka pësuar djegje të shkallës së tretë.
Besimi që raportohet t’i ketë 38 vjet, u shfaq para orës 14:00 të premten në njërën prej zyrave të migracionit, ku pastaj tento të vetëdigjet. Autoritetet për migracion thonë se Besimi kishte parashtruar kundër vendimit, mirëpo e gjitha ishte e kot. /KTV/