Kapja e shtetit nga uzurpatorët e PDK-së!

3332Në dy mandatet e fundit qeverisëse, PDK-ja uzurpoi çdo institucion shtetëror dhe publik në Kosovë, duke filluar nga Qeveria, ministritë, agjensitë shtetërore, kompanitë publike,

PTK-në, RTK-në, KEK-un etj. PDK-ja në këto dy mandate qeverisëse, jo vetëm që uzurpoi çdo gjë, por e degradoi Kosovën në çdo sferë të saj. Kjo parti u bë strehë e gangsterëve, kriminelëve, injorantëve, analfabetëve, uzurpatorëve, duke iu dhënë hapësirë të abuzojnë me pushtetin. Një parti që prodhoi me qindra-mijëra skandale kombëtare dhe diplomatike. Një parti që i dha imazh të keq Kosovës, në arenën ndërkombëtare. Një parti që vodhi dhe shkatërroi çdo gjë në këtë vend. Një parti që shtetin e kapi për fyti. Një parti që e trajtoi qytetarin e saj si skllav, e veten si skllavopronarë. Një parti që ia humbi dinjitetin qytetarit të saj. Një parti që pushtetin e bëri pronë të saj. Në një parti që mbizotëroi familjarizmi. Një parti e korruptuar, e kriminalizuar, ku shumica e zyrtarëve të lartë të kësaj partie janë me dosje për vepra të ndryshme kriminale dhe pritet që të ngritet aktakuzë kundër tyre. Kjo parti Kosovën e shndërroi në një fole të krimit të organizuar.

PDK-ja të dërgohet me shqelma në opozitë!

Mos vazhdimi i seancës konstituive e paraparë për ditën e enjte më 2 tetor, e cila u shty pasditen e së mërkurës nga deputetja më e vjetër, Flora Brovina, me kërkesën dhe arsyetimin se ekziston ende nevoja për t’u gjetur mundësi të reja për tejkalimin e ngërçit politik, me të drejtë ka revoltuar pa masë koalicionin LVAN, qytetarët e Kosovës dhe ekspertë të ndryshëm e njohës të politikës kosovare në përgjithësi. Shtyerja e njëanshme e seancës konstituive të Kuvendit nga ana e PDK-së është një sinjal i qartë se shteti është kapur për fyti. Ky veprim skandaloz i Flora Brovinës dhe PDK-së, është motiv shtesë që kjo parti uzurpatore e shtetit, të dërgohet me shqelma në opozitë.Shkrim nga Faik KRASNIQI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: