Bislim Zogaj: Sabit Zejnullahut, dikush ia ka imponuar akuzat

bislim-zogaj-sabit-zejnullahut-dikush-ia-ka-imponuar-akuzat_hdIsh anëtari i Shtabit Operativ të UÇK-së, Bislim Zogaj, thotë se kur ka “kapur pushkën për ta luftuar Serbinë”,

ishte matur mirë se edhe mund të vritet. Por, shton se nuk ka pritur që të akuzohet për vrasjen e heronjve të kombit.

Sabit Zjenullahu, babai i heroit Hakif Zjenullahu, ditë më parë kishte akuzuar Bislim Zogajn, Nait Hasanin e Xhavit Halitin për vrasjen e Hakifit, Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës dhe Ilir Konushevcin.

Zogaj thotë se këto akuza nuk janë thënë nga shpirti.

“Ia kanë imponuar dikush. Prindi kur e humbë evladin e humbë një pjesë të shpirtit, ndaj çdokush mund ta japë një mendim pa e përpunuar mirë”, thotë ai në emisionin Interaktiv të KTV-së. “Kur humb malli humb shpirti. Prindi i Hakifit nuk e ka thënë nga shpirti, por në një moment të caktuar që ka mund të jetë i zhgënjyer. Por, kurrsesi prindi i një dëshmori nuk mund të akuzojë shokët e idealit”.

Sipas tij, këto akuza burimin e kanë nga UDB-ja, që sipas tij “ishte vigjilente për t’i përçarë shqiptarët e për të arritur qëllimet si në ilegale, si në luftë e si pas lufte”. /Telegrafi/

 

 

Fotografia: Sabit Zejnullahu, babai i Hakif Zejnullahut

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: