Jahjaga, më 1 nëntor në Beograd?

fotoE para e shtetit të Kosovës ka mundësi të shkojë në kryeqytetin serb, Beograd më 1 nëntor nëse i përgjigjet pozitivisht ftesës së Komisionit Evropian për të marrë pjesë në një takim të Komisionit Trelateral.

Arbër Vllahiu, këshilltari i lartë i Presidencës i ka thënë Klan Kosovës se thirrja është bërë dhe se “tashmë po diskutohet mundësia që Jahjaga të shkoj në Serbi”, porse Vllahiu e ka sqaruar se ende nuk ka vendim zyrtar.

Merret vesh se në takim janë të ftuar kryeministri serb Aleksander Vucic, si dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama.

Nuk dihet, nëse në këtë tubim po qe se ndodh Kosova do të prezantohet si shtet i pavarur me simbolet e tij, kjo pasi që as Serbia e as 5 shtete anëtare të BE-së nuk e pranojnë Kosovën shtet të pavarur.

Sipas zëdhënësit Vllahiu, ftesa për vizitën në Beograd është bërë në emër të Presidentes së Republikës se Kosovës.

Zyrtarja e parë e shtetit të Kosovës që e ka vizituar Beogradin, ka qenë ish ministrja e Integrimit evropian, Vlora Çitaku e cila vjet në qershor ka marrë pjesë në një debat të organizuar nga një organizatë jo qeveritare serbe.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: