Djajtë të zjarrtë, shkëlqejnë transferet (Video

djajt-euml-t-euml-zjarrt-euml-shk-euml-lqejn-euml-transferet-video_hdManchester United ka shënuar fitore të madhe me rezultat 2-1 ndaj Evertonit në Old Trafford për të vazhduar serinë pozitive të rezultateve.

United që hyri në këtë takim pas një fitore tjetër javën e kaluar, shfaqi një lojë fantastike në Old Trafford, ku shkëlqeu Di Maria me lëvizje dhe pasime fantastike.

Pas 27 minutash lojë ishte Juan Mata ai që ndihmoi Di Marian që të realizojë për 1-0 dhe epërsinë e United.

Në fund të pjesës së parë ishte Leighton Baines ai që humbi penaltinë, sepse i sakt u tregua De Gea për të ndalur goditjen e tij. Me rezultatin 1-0 mbaroi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Baines përmirësoi gabimin (55′) duke asistuar te Naismith që barazoi rezultatin.

Por, United vazhdoi me lojën tentative dhe sulmuese. Radamel Falcao realizoi gol me asistim të Di Marias, që pa kurrfarë dyshimi është njeriu i ndeshjes (62′).

Deri në fund Evertoni luftoi dhe meritoi barazimin, por De Gea ishte spektakolar me disa pritje fantastike.

Me këtë fitore United ka 11 pikë në vendin e katërt në tabelë, pesë pikë më pak se Chelsea që përballet me Arsenalin. /Telegrafi/

http://rutube.ru/play/embed/7237960 http://rutube.ru/play/embed/7238048 http://rutube.ru/play/embed/7238058

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: