Spital Bahçeci keqpërdori të dhënat personale të pacientëve

fotoIsh-shefi i spitalit turk në Prishtinë “Bahçeci”, Ahmet Payasli, kishte keqpërdorur të dhënat personale të pacienteve të cilat kishin marrë shërbime mjekësore në këtë spital viteve të kaluara.

Ai shkeli privatësinë e pacientëve duke ndarë me të tjerët historinë e tyre mjekësore gjatë fekondimit artificial. Këto konstatime i bëri publike Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Në një konferencë për media, përfaqësues të këtij institucioni deklaruan se gjatë inspektimit të tyre në këtë spital janë shënuar disa shkelje.

Drejtues të ketij institucioni thane se pritet te kete edhe inicim te procedurave penale për të gjeturat e inspektimit në spitalin gjinekologjik “Bahçeci”.

RTK ka kontaktuar me spitalin turk `Bahçeci`, por nëpërmjet emailit ata kanë thënë se nuk ishin të njoftuar me deklarimet që janë thënë nga Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Po ashtu në letër thuhet se spitali nga mediat është njoftuar se doktor Ahmet Payasli dhe Arta Lezi kanë zbuluar dhe keqpërdorur informatat personale të pacientëve. Sipas tyre, personat në fjalë nuk janë në marrëdhënie pune me këtë spital që nga shkurti i këtij viti.

Përveç spitalit `Bahçeci`, Agjencia për Mbrojtjen e të dhënave personale paralajmëroi inspektime edhe nëpër spitalet `Fati Im`, `Lindja`, dhe në Spitalin Amerikan, të cilët kanë licencën për të bërë fekondimin e asistuar mjekësor./rtk/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: