Blloku hedh poshtë propozimin e Hoxhajt për koalicionin PDK-LDK-AAK

blloku-hedh-posht-euml-propozimin-e-hoxhajt-p-euml-r-koalicionin-pdk-ldk-aak_hdPartia Demokratike e Kosovës nëpërmjet Nënkryetarit të saj Enver Hoxhajt ka dalë me një propozim për koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës,

por edhe kjo është hedhur poshtë nga blloku. Zyrtarët të LDK-së dhe AAK-së Arben Gashi dhe Ahmet Isufi me të cilët ka kontaktuar Gazeta Express kanë thënë se deklarata të tilla janë vetëm të dëshira të Hoxhajt dhe PDK-së.

Deklaratat e nënkryetarit të PDK-së, Enver Hoxhajt për një koalicion PDK -LDK – AAK,po shihen vetëm si dëshira dhe manipulime nga drejtuesit e këtyre partive.

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka thënë se partia e tij e ka koalicionin me AAK-në, Nismën dhe Vetëvendosjen dhe sipas tij nuk ka nevojë të këtë koalicione tjera. Ai ka thënë se deklaratat e nënkryetarit të PDK-së, Enver Hoxhajt janë vetëm dëshira që nuk mund të realizohen. Gashi ka thënë se nuk ka asnjë sinjal apo iniciativë që të ndryshoj diçka.

“ Këto janë deklarata sa për të thënë diçka. Nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimet tona të më hershme. Koalicioni ynë është i qëndrueshme dhe s’ka asnjë dyshim në këtë. Po ashtu nuk ka asnjë sinjale për të ndryshuar ky koalicion. Në kemi thënë disa herë që nuk duam të jemi në koalicion më PDK-në dhe kjo vazhdon të jetë ashtu”, ka thënë Gashi.

Edhe Ahmet Isufi nga AAK-ja ka thënë se nuk ka asnjë lëvizje drejt bashkimit të LDK-së, AAK-së dhe PDK-së. Ai thotë se bashkimi i këtyre partive nuk do të ndodhë, dhe sipas tij deklaratat e zyrtarëve te PDK-së janë vetme manipuluese dhe dezinformuese.

http://tpc.googlesyndication.com/safeframe/1-0-0/html/container.html

“Ato janë deklarata manipuluese. Nuk ka asnjë të vërtetë në këtë çështje. Ne jemi dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë pjesë e koalicionit të më hershme. Pra pjesë e koalicionit LDK-AAK-NISM dhe VV. Ndryshime në këtë drejtim nuk ka. Përkundrazi tani jemi vetëm më të bashkuar dhe më unikë se kurrë. Ne jemi duke punuar në kalimin e këtij ngërçi dhe në formimin e institucioneve. Nuk do të heqim dorë nga zgjedhja e kryeparlamentarit dhe Kryeministrit”, ka thënë Isufi.

Ai thotë se të gjithë deklaratë e drejtuesve të PDK-së janë vetëm dezinformim i opinionit dhe dëshira të tyre. Të cilat sipas Isufit nuk do të realizohen asnjëherë.

Hoxhaj e ka bërë këtë deklaratë derisa ka qenë mysafir në emisionin “Jamais Vu” përballë gazetarit Mustafa Nano.

“Receta ime do të ishte që në situatën që jemi duhet të kemi një marrëveshje me një bazë sa më të gjerë. PDK së bashku me Lidhjen Demokratike dhe Aleancën të shohin mundësinë të nxjerrin vendin nga ngërçi politik ku ka hyrë. Së dyti të kemi një qeveri që duhet të adresojë reformat më kritike për çështjet më të rëndësishme në vend” ka thënë ai. /Express/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: