Kalo te lënda

Serbi-Shqipëri, refuzohen tifozët kosovarë në Beograd

foto2GNK5WE3Disponimi i një pasaporte shqiptare për të ndjekur ndeshjen në stadiumin e Beogradit është vendosur si një kusht i panegociueshëm nga pala serbe.

Tifozët Kosovarë janë ndër më të zjarrtët e grupimit Tifozat Kuqezi dhe ishin ndoshta ata që e pritën më me entuziazëm lajmin se Federata Serbe u dorëzua duke pranuar tifozët shqiptarë për ndeshjen e kombëtares kundër Serbisë që do të luhet në 14 tetor në Beograd. Por tifozët kosovarë apo edhe shqiptarët e Maqedonisë nuk do të mund të bëhen pjesë e transfertës më të ndier në jetën e tyre, të paktën nëse nuk disponojnë një pasaportë shqiptare, një modalitet ky që është vendosur si kusht nga Federata Serbe, sic bëri të ditur presidenti i FSHF, Armand Duka gjatë vizitës së tij në stadiumin e rikonstruktuar të Elbasanit, transmeton supersport.

“Federata Serbe do të pranojë me kushte tifozët shqiptarë. Ata kërkojnë që të gjithë tifozët që do të futen në stadium të kenë pasaportë shqiptare. Nuk e di nëse mund të kundërshtohen këto kushte. Biletat do të jenë vetëm për ata që kanë pasaportë shqiptare”.

Disponimi i një pasaporte shqiptare për të ndjekur ndeshjen në stadiumin e Beogradit është vendosur si një kusht i panegociueshëm nga pala serbe, që ka të drejtën e përcaktimit të disa modaliteteve për garantimin e sigurisë, edhe pse tingëllon si një stisje për të evituar pikërisht tifozët kosovarë nga aksesi në 5 % e biletave, rreth 1200-1300 të tilla që Federata Serbe është e detyruar t’i japë Federatës Shqiptare për tifozët kuqezinj sipas rregullave të Uefas dhe Fifas.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë <span>%d</span> blogues: