Shqiptari që zbukuron Kim Kardashianin (Foto)
Me forma bombastike seksi dhe me një fytyrë hyjnore, Kim Kardashian është shndërruar tashmë në një fenomen bukurie dhe sensualiteti.
Daljet e saj janë gjithmonë të kuruara deri në detaj, që nga koka deri te këmbët. Nëse për stilin e saj kujdesen shumë stilistë me emër, për make up-in e saj kujdeset vetëm një.
Djali i talentuar quhet Mario Dedivanovic, një make-up artist me prejardhje shqiptare nga Mali i Zi, i cili dje ka festuar ditëlindjen e tij.
Në llogarinë e tij në Instagram ai ka foto me modelet më të njohura dhe me motrat e famshme Kardashian.
Djali simpatik nuk nguron ta tregojë origjinën e tij, dhe në Instagram poston shprehje shqiptare dhe flamurin kuq e zi. Edhe fansat e tij të shumtë shpeshherë i shkruajnë atij “Të dua shumë” apo dhe shprehje të tjera. /Oranews/