Grabovci shuan shpresat e Bllokut: S’ka seancë pa marrëveshje
Ish shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, prej më të zëshmëve dhe tashti deputeti i PDK-së Adem Grabovci ka thënë se Kuvendi i Kosovës nuk do të mblidhet pa pasur një marrëveshje politike për zgjedhjen e kreut të Kuvendit.
Adem Grabovci i ka thënë RTV21 se nuk do të ketë seancë pa një marrëveshje ndërmjet partive politike për zgjedhjen e kryeparlamentarit.
“Nuk do të ketë seancë pa marrëveshje! “ ka thënë Grabovci duke qartësuar kështu pozitën e kësaj partie.