Bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit: I kam thënë Nahit Hasanit, shko kërkoju falje familjeve të Zahirit, Edmondit e Hakifit

foto“Unë kam biseduar edhe më herët me familjen Zejnullahu dhe të gjithë kanë qenë të njoftuar se vrasja e këtyre djemve ka ndodhur si pasojë e rënies në burg të Nait Hasanit , Bislim Zogaj e të tjerëve”, thotë në një intervistë ekskluzive për Bota press, Hasan Zeneli.

Hasan Zeneli, një prej bashkëluftëtarëve të Zahir Pajazitit ka marrë në mbrojtje familjet e dëshmorëve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha dhe ka kërkuar përsëri që të zbardhet i gjithë misteri i vrasjes së 1 janarit të vitit 1997 në një pritë të organizuar në afërsi të Vushtrrisë.

Por kjo nuk është hera e parë që Hasan Zeneli kërkon që të zbardhet e vërteta e vrasjes së Zahirit, Hakifit dhe Edmondit.

Hasan Zeneli, në një intervistë të dhënë për gazetën Bota sot, në maj-qershor të vitit 2011 për herë të parë drejtoi gishtin kah disa prej të vetëquajturve komandantë të UÇK-së duke i ftuar ata jo vetëm që të flasin për këtë vrasje por edhe të marrin përgjegjësinë e kësaj vrasje.

Atëbotë, pra më 2011, Hasan Zeneli pat pyetur: Pse Grupi i Llapit kundërshtoi dërgimin e Nahit Hasanit si koordinator për Grupin e Llapit? Kur është mbajtur takimi i parë në mes të Zahir Pajazitit e Nahit Hasanit? Kur është takuar për herë të parë Zahir Pajaziti me Azem Sylën dhe cila ishte porosia e Azem Sylës për Zahirin? Pse Zahiri refuzoi prosoinë e Azem Sylës për të bërë atentat ndaj presidentit Ibrahim Rugova? Pse kur e pyeta Zahirin se si kalove në takim me Azem Sylën, Zahiri më tha: ”Hiqu tij, nuk dua as ta shoh më kurrë!”. Pse nuk u lejua që anëtarë të Grupit të Llapit të jenë edhe Nuredin Ibishi e Faik Pajaziti? Cila ka qenë porosia e Ibrahim Rugovës që i ka dërguar te Grupi i Llapit përmes Rexhep Gjergjit? Pse Azem Syla, Xhavlit Haliti, Ali Ahmeti e Sokol Bashota dëshironin të bëheshin “komandantë” të UÇK-së nga diaspora? Si u vra Zahir Pajaziti vetëm 10 ditë pas arrestimit të Nahit Hasanit? Cilat in formacione ka mundur t’i japë policisë serbe Nahit Hasani i torturuar nga policia serbe? Pse kur u arrestova unë më 27 prill 1997, inspektorët e sigurimit më përmendin vazhdimisht “Abazin”, pseudonimin e Nahit Hasanit? Pse Nahit Hasani viktimë e kreut të dhunshëm të UÇK-së, që kanë emrin e Azem Sylës, Xhavit Haliti, Ali Ahmeti, Sokol Bashota? Pse kërkoj nga Azem Syla që të jap llogari për vrasjen e Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës e Hakif Zejnullahut?

Të gjitha përgjigjet e këtyre pyetjeve i pat dhënë Hasan Zeneli që në vitin 2011.

Por duket se këto pyetje kërkojnë përsëri përgjigje.

Duke u nisur nga deklarimi i fundit i babait të Hakif Zejnullahut i cili e bën përgjegjës Nahit Hasanin e Bislim Zogajn për vrasjen e djalit të tij Hakif Zejnullahut, bashkëluftëtari i Grupti të Llapit, Hasan Zeneli në një intervsitë ekskluzive për Bota press e vlerëson shumë pozitivisht këtë kërkesë të familjes Zejnullahu , sepse kjo familje dhe familja Pajaziti , po ashtu edhe familja Hoxha kanë të drejtë që të kërkojnë sqarim nga i ashtuquajturi kreu i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për vrasjen e këtyre djemve.

“Unë kam biseduar edhe më herët me familjen Zejnullahu dhe të gjithë kanë qenë të njoftuar se vrasja e këtyre djemve ka ndodhur si pasojë e rënies në burg të Nait Hasanit , Bislim Zogaj e të tjerëve.

Bota press: Z.Hasan a keni biseduar me familjet e Zahirit, Hakifit e Edmondit për këtë vrasje?

H. ZenelI: Kam biseduar, por në veçanti kam biseduar shume me familjen e Zahirit për shkak se edhe atëherë edhe sot e ndjej obligim moral që vrasja e Zahirit të zbardhet definitivisht , për shkakun se në opinion ende ka dilema se Zahiri, Edmondi dhe Hakifi janë vrarë në një pritë të organizuar në bazë të informacioneve që kanë rrjedhë nga disa të burgosur të atëhershëm, konkretisht nga Nahit Hasani e Bislim Zogaj .

Mos të harrojmë Zahiri ishte njëshi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mendoj që ja vlen që të angazhohemi më shumë të gjithë së bashku për të qitur në dritë se si ndodhi vrasja e tyre. Flas me përgjegjësi të plotë morale dhe kam të drejtë të flas sepse isha bashkëluftëtar i Zahirit dhe të mirën dhe të keqen e kemi ndarë së bashku . Por sikur te isha vrarë unë në rrethana të tilla , z. Zahiri nuk kishe reshtur kurrë derisa ish ardhur deri te zbulimi i vrasjes time. Prandaj edhe unë nuk do të ndalem kurrë duke kërkuar që të zbardhet misteri i vrasjes së Zahirit, Hakifit e Edmondit.

Bota press; Ju keni biseduar me Nahit Hasanin për këtë vrasje?

H.Zeneli: Po gjatë qëndrimit në burg me Nait Hasanin, kam biseduar rreth këtij problemi shumë të madh dhe Naitit i kam thënë: Nait ndodhi çka ndodhi, është mirë dhe është e rrugës që kur të dalim në liri të shkosh tek familja e Zahirit , Hakifit dhe Edomondit dhe tu kërkosh falje për atë që ka ndodhur dhe njëkohësisht të na kërkosh falje edhe neve shokëve dhe bashkëluftëtarëve të Zahirit dhe të shohim më tutje se çka do të ndodhë rreth rënies sonë që pasoj me vrasjen e tre djemve të tjerë.

Botapress:Kur ja keni bërë me dije këtë dhe ku keni qenë në burg?

H. Zeneli : Ne së bashku kemi qenë në hetuesi në Prishtinë në Burgun e Prishtinës më tepër se 16 muaj në vitin 1997 deri në vitin 1998 kur na transferuan nëpër qelia e burgut famëkeq të Mitrovicës së Sremit ku jemi torturuar në mënyrë çnjerëzore dhe shumë barbare.

Botapress: Çka ka thënë Nait Hasani kur ju i keni thënë që të sqarohet kjo çështje. Cili ka qenë reagimi i tij?

H.Zeneli Reagimi i tij ka qenë sikurse ai nuk e ka dekonspiruar Zahirin. Ai nuk e pranoi se ai është personi që e ka dekonspiruar Zahirin , shokët e tij dhe komplet grupin .

Bota press: Ai nuk pranoi që të shkojë te familja e tij?

H.Zeneli:Jo, nuk pranoi!

Bota press: Megjithatë ai thotë se i kam sqaruar këto gjëra?

H.Zeneli: Jo nuk e ka sqaruar. Ai nuk e di çka thotë sot . Unë i përcjelli intervistat e secilit nga shokët dhe unë nuk e di , nuk jam i njoftuar se ai i ka sqaruar këtë problem shumë madhor për neve. Them këtë shumë madhor sepse unë e njoh frymëmarrjen e Zahirit unë e kam njohftë të menduarit e tij, fuqinë ekzekutive të tij , sepse kam qenë zëvendësi i tij çdo herë , çdo hap deri në ramjen time në burg . Pastaj konsideroj se kjo punë duhet doemos të sqarohet , sepse mua më janë vrarë tre shokët më të mirë, Zahiri, Edmondi Hakifi. Shumqka kemi kaluar me ta.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: