A u përleshen profesorët e Gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë?

fotoLHR55HELNë Gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë, në ndërrimin e paraditës, ka ndodhur një “incident” mes dy mësimdhënësve të po kësaj shkolle,

ku nuk kanë munguar as grushtat, bëjnë të ditur burime të Indeksonline.

Rastin në fjalë e ka konfirmuar edhe drejtori i shkollës Osman Beka, i cili ka mohuar të ketë qenë rrahje, por vetëm fjalosje mes dy profesorëve.

“Njëri profesor e ka fyer një profesor tjetër, me ç’rast këta dy edhe janë fjalosur mes veti, por nuk ka pasur rrahje. Megjithatë policia po merret me rastin. Për më shumë detaje mund të kontaktoni policinë e Kosovës”, ka thënë shkurt Beka për Indeksonline.

“Mosmarrëveshje mes dy personave, por nuk ka pasur rrahje, rasti është për prishje të rendit dhe qetësisë”, ka thënë zyrtari për informim Agron Borovci për Indeksonline.

Përkundër kësaj, burime të Indeksonline, mësojmë se profesorët e Gjimnazit, pas fjalosjes edhe janë përleshur me njëri- tjetrin, por pas ndërhyrjes së stafit situate është normalizuar.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: