Gorani: Nga ngërçi aktual po tentohet krijmi i trazirave
Analisti Dukagjin Gorani, thotë se po synohet prodhimi i trazirave, që pas apo gjatë tyre, të imponohet një vetëdije e re që do të na shpie kah kompromisi.
Ai ka thënë se edhe Blloku e ka kuptuar që loja e trazirave është kartë që përdoret në këtë lojë.
“Ajo që është përpjekë dhe është përpjekje të bëhet me këtë krizë ekzistuese, është shkaktimi i trazirave. Historia jonë është që përmes trazirave të prodhohet një realitet i ri në krizën politike. Po shihet që edhe Blloku e ka kuptu që loja e trazirave është kartë që përdoret në lojë. Mirëpo, opozita politike po ashtu përkundër faktit që është duke i thënë të gjitha gjërat që duhet, nuk po është në gjendje t””i bëjë të gjitha gjërat që duhen”, ka thënë Gorani në një emision në RTV 21.
Ndërkaq Ardian Arifaj, thotë se ka zgjidhje për situatën e krijuar dhe ajo është respektimi i ligjeve në fuqi.
“Ka me u bë funksional kur të gjithë pranojnë ta respektojmë legjislacionin në fuqi. Nuk është që nuk kemi zgjedhje përtej këtij kalendari. Mbi të gjitha, kemi në fuqi Kushtetutën dhe ajo që kërkohet është të respektohen procedurat”, ka thënë ai.
Donika Kadaj – Bujupi, ka thënë se nëse PDK mendons e duhet të vazhdojë të dështohet çdo seancë, atëherë është në rregull.
“Por u pa që ka filluar një spostim sepse u pezullua një seancë”, ka thënë ajo.