Ekskluzive:Video live nga Kuvendi

isaIsa Mustafa ka sqaruar se pse deputetët e Koalcionit LDK-VV-AAK-NISMA kanë hyrë sot në sallën e Kuvendit, edhe pse seanca u shty nga Kryesuesja, Flora Brovina. Ai tha se kjo është një shprehje e pakënaqësisë së shumicës parlamentare, e s’bëhet fjalë për mbajtjen e seancës konstituive.

Në foltoren e Kuvendit, kreu i LDK’së tha se vendimi i Gjykatës dhe obstruksionet e PDK’së përmes Flora Brovinës po e shkatërrojnë demokracinë në vend.

“Këtij shteti i nevojitet parlamentarizëm dhe demokraci”, ka thënë Mustafa.

Ai tha se nuk mund të vazhdohet përjetësisht kjo gjendje, pa konstituimin e Kuvendit.

“Do te kerkojme qe seanca e ardhshme te mbahet me se largu kah mesi i javes se ardhshme”, tha Mustafa.

Pas, Mustafës, në foltoren e Kuvendit ka dalë Albin Kurti nga Vetëvendosje.

“Ne javen e ardhshme jemi ne ata qe bashkerisht do te vazhdojme me pune ne institucionet tona”, tha Kurti.

Lideri i VV’së në adresimin e tij ka thënë se në javën e ardhshme do të mbahet seanca pa dhënë më shumë detaje nëse bëhet fjalë për një seancë të bllokut apo që do të thirret nga kryesuesja Flora Brovina

“Jemi mbledhur në mënyrë që të shprehim pakënaqësinë tonë me shtyrjet e vazhdueshme të konstituimit të kuvendit dhe formimit të institucioneve.Partia në pushtet e cila është parti shtet që e ka lënë shtetin e Kosovës pa republikë, e po bën gjithçka që ta lë edhe pa kuvend. Me këtë qeveri Kosova nuk mund të ketë të ardhme. Për atë edhe jemi bërë bashkë për t’ju dhënë qytetarëve mirëqenie, të luftojmë korrupsionin dhe krimin, pa asnjë dallim. Jemi dëshmitarë se séance është filluar për t’u ndërprerë. Qeveria në ikje e sheh vendin si një garë automobilistike që kush të dalë I pari të fitojë. i pari del vetëm ai që e ka shumicën parlamentare. Në javën e ardhshme ne si përfaqësues të popullit, do ta kemi edhe seancën e ardhshme për formim të institucioneve. Ky është vendi ku ne e sjellim zërin, besimin, interesin dhe vullnetin e qytetarëve dhe në përputhje me këtë do të vazhdojmë të punojmë.” ka thënë Kurti.
Pas Kurtit, në foltore ka dalë Ramush Haradinaj nga AAK.

“Sot është dashur që në këtë sallë të mbledhemi si deputetë në mënyrë që të veprojmë në bazë të mandatit që kemi marrë. Në fakt sot ne jemi mbledh për të vërtetuar një situatë të re; PDK me njerëzit e saj e kanë kriminalizuar vendin dhe tash po i bëjnë një dëmë të madh vendit duke mos lejuar konstituimin e Parlamentit. Ndryshimi fillon këtu, e jo me seancat e PDK’së duke iu ofruar para deputetëve”, ka thënë ai.

Lideri i NISMA Fatmir Limaj ka kritikuar PDK’në për shtyrje të seancës duke thënë se një gjë të tillë kanë të drejtë ta bëjnë vetëm deputetët.

“Shumëkush ka pritur se ne do të bëjmë një tip revolucioni kanë pritur se do të bëjmë dicka që do të kishte pasoja. Kosova ka nevojë shuimë të krijojë institucionet ne po angazhohemi që zgjidhjen ta gjejmë brenda kushtetiutës dhe ne do ta gjejmë dhe zgjidhja jonë të do të jetë edhe me kushtetunë dhe me vullnetin e shumicës” ka thënë Limaj.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: