Blloku i revoltuar, kërkon seancë javën e ardhshme

605550A6-D118-4F95-BF81-85D410086D33_w640_r1_sKoalicioni i partive politike në përbërje të Lidhjes Demokratike e Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës për Kosovën dhe Lëvizjes Vetëvendosje, i ka këkruar kryesueses së seancës konstituive, Flora Brovina, që të thërrasë vazhdimin e seancës javën e ardhshme.

Zonja Brovina vjen nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Që nga ora 10:00 deputetët e koalicionit, LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje janë mbledhur në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, ku me praninë e tyre fizike kanë shprehur mospajtimin me vendimin e kryesueses Brovina për shtyrjen e seancës.

Liderët e këtyre partive politike, Isa Mustafa, Albin Kurti, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj kanë mbajtur edhe një adresim para deputetëve të këtyre partive dhe mediave, ku kanë shprehur revoltën me shtyrjen e seancës konstituive.

Seanca ishte thirrur për ditën e sotme, por një ditë më parë, zonja Brovina kërkoi nga Sekretaria e Kuvendit që ta shtyjë atë.

Në arsyetimin e saj, deputetja më e vjetër e legjislaturës së pestë Flora Brovina ka potencuar faktin që dy blloqet më të mëdha politike, PDK në njërën anë dhe koalicioni LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje në anën tjetër nuk kanë arritur marrëveshje për postin e kryetarit të Kuvendit.

Shtyrja e seancës është thënë se do të jetë një rast shtesë që partitë politike të vazhdojnë konsultimet me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, në përpjekje të gjetjes së një zgjidhje.

Koalicionit pas zgjedhor po pretendon që të kandidojë në atë seancë Isa Mustafën nga ky bllok për postin e kryetarit të Kuvendit.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: