Blloku kundër shtyrjes së seancës
Flora Brovina përfundimisht ka vendosur të shtyjë vazhdimin e seancës konstituive. Mirëpo, këtë vendim të kësaj, anëtarët e Bllokut e quajnë turp të PDK’së dhe të Kryesueses Brovina
Sekretari i Përgjithshëm i LDK’së, Ismet Beqiri, ka thënë se deputetët i kanë ftesat për seancës e së nesërme dhe nuk kanë ndonjë njoftim zyrtar për shtyrje të seancës.
Sidoqoftë, ai ka thënë se çdo shtyrje e vazhdimit të seancës konstituive është abuzim i PDK’së dhe i Flora Brovinës me Kuvendin dhe me shtetin e Kosovës.
“Ne si Grup Parlamentar nuk kemi ende informacion zyrtar për shtyrje të seancës. Ne kemi ftesat për nesër në ora dhjetë. Por, nëse ndodh diçka e tillë, atëherë kjo është turpi i skajshëm i PDK’s dhe i zonjës Brovina”, ka thënë ai, për Express.
“Kjo është tendenca për të vazhduar me bllokadën dhe mjerimin e PDK’së, e cila nuk po i ka numrat”, ka shtuar ai.
Edhe Ardian Gjini i AAK’së ka thënë se nëse një vendim i tillë është marrë është i papranueshëm për Bllokun pasi çdo vazhdim ose shtyrje duhet të vendoset në Kuvend e jo nga një person.