Qeveria në largim e shpërblen RTK’në me 500 mijë euro

fotoQeveria e Kosovës sot ka ndarë gjysmë milioni euro për RTK – një ndihmë direkte qeveritare për një televizion që do të duhej të ishte i pavarur nga ndikimi qeveritar. Kështu ka komentuar drejtori i institutit për analiza, Agron Demi.

“Kjo është shkelje e Ligjit për Radio Televizionin e Kosovës, ngase vetëm Kuvendi është i autorizuar që të siguroj financim adekuat për RTK (neni 4). Andaj, Qeveria duhet ndarë fonde shtesë për RTK, vetëm pas kërkesës së Kuvendit, në kuadër të buxhetit për Kuvendin”, thotë Demi.

Shkelje tjetër procedurale, sipas Demit është edhe ajo se ndarja e këtyre gjysmë milioni eurosh për RTK, e tejkalon shumën prej 0.7% të të hyrave buxhetore të RTK nga Buxheti shtetëror (neni 21.1). Me këtë vendim të sotëm të Qeverisë, të hyrat e RTK’së nga buxheti shtetëror arrijnë në 9.3 milion euro, apo 0.77% të të hyrave vjetore në Buxhetin e Kosovës.

“Mirëpo, e di që kjo shkelje të gjithëve do ju duket shkelje minore në krahasim me ndërhyrjet e shumta qeveritare në RTK dhe keqmenaxhimin financiar”, ka shkruar në facebook Demi.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: