Kalo te lënda

Paralajmëron Brovina: Nuk do të ketë debat as këtë herë

fotoEdhe në seancën e nesërme konstituive grupet parlamentare me gjasë do të shkojnë pa arritur ndonjë marrëveshje për zgjedhjen e organeve drejtuese të Kuvendit.
Blloku LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje kërkojnë që të ketë debat në seancë, por kryesuesja Flora Brovina ka paralajmëruar që debat nuk do të ketë. Analistët thonë se për dalje nga kjo situatë, do të duhej të gjindej një zgjidhje e përkohshme për kryeparlamentarin.

Përkundër kërkesës së Bllokut LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje që në vazhdimin e seancës konstituive që do të mbahet nesër, të ketë debat, kryesuesja e seancës, Flora Brovina paralajmëron se nuk do ta lejojë një gjë të tillë. Brovina thotë se me rregullore nuk parashihet që të ketë debat në seancën konstituive.

“Unë jam vetëm një spikere për seancën konstituive dhe nuk kam të drejtë të hap debat, sepse nuk e kemi asnjë organ tjetër, vetëm unë formalisht jam aty”, tha Brovina për Radio Kosovën.

Analisti Albert Krasniqi thotë nëse nuk e hap debatin, kryesuesja mund të bëjë shkelje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe mund të ketë sërish iniciativë për shkarkimin e saj me një mocion procedural, sikur në seancën e 17 korrikut.

“Pika 127 e vendimit ia mundëson që të ketë debat për shkak se aty thuhet se deputetët duhet të bëjnë zgjidhje dhe këtë zgjidhje deputetët nuk mund ta bëjnë nëse nuk ka dialog”, tha Krasniqi për Radio Kosovën.

Nga ana tjetër, Flora Brovina thotë se as debati nuk ka kuptim, përderisa palët nuk pranojnë të bisedojnë.
“Në qoftë se të dyja palët nuk ulen asnjëherë me njëra-tjetrën, as kur i thërret presidentja të ulen të bisedojnë, atëherë çfarë kuptimi ka ky debat”, tha Brovina.

Sa i përket zgjedhjes së kryeparlamentarit, analisti Krasniqi ka rekomandime për blloqet politike.
“Do të ishte korrekte që PDK-ja të heq dorë meqenëse nuk i ka numrat. Por duke e ditur që PDK-ja nuk do ta bënte një gjë të tillë, atëherë do të ishte mirë që Blloku, qoftë të bëjë një zgjidhje të përkohshme në këtë stad për t’i zhbllokuar institucionet dhe pastaj t’i kthehet çështjes së kryeparlamentarit”, tha Krasniqi.

Ndryshe, seanca konstituive vazhdon nesër pas dy dështimeve për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. PDK do ta propozojë sërish Arsim Bajramin për kryeparlamentar, i cili në seancën e kaluar mori vetëm 44 vota. Ndërsa Blloku synon mënyrën për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit ta gjejë duke u bazuar në pikën 127 të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: