Kalo te lënda

Ish-futbollisti, zv. ambasador me 2800 euro pagë

876Uliks Emra ish futbollist është emëruar zëvendës ambasador në Kroaci për afro një muaj. Burimet e “Zëri” mësojnë se paga e tij është jo më pak se 2800 euro.

Mirëpo ai prej momentit që është caktuar në këtë pozitë ende nuk ka shkuar në Kroaci për të kryer detyrën e tij.

Ai për një muaj është duke qëndruar në Kosovë dhe duke e “kryer” detyrën e tij nga larg. Emra përndryshe deri më tani ka qenë këshilltar i ministrit të punëve të jashtë, Enver Hoxhaj të cilit i ka qëndruar afër edhe gjatë fushatës./Zeri/

Lini një koment