Kalo te lënda

Gjermania sjell mesazh për Isa Mustafën

foto-1140Përfaqësues të Partisë Popullore Evropiane, në mesin e të cilëve edhe të dërguar të kancelares gjermane Angela Merkel, do ta takojnë nesër liderin e LDK-së, Isa Mustafa. Ata pritet t’i japin rekomandimet e veta për zhvillimet e fundit politike në vend.

Delegacioni i PPE, siç mëson Politiko.net, ndër të tjera, do të sjellë edhe një mesazh të qartë për LDK-në, i cili thuhet se do të ketë lidhje me ngërçin politik që e ka përfshirë vendin tash e katër muaj.

Partia Popullore Europiane, pjesë e së cilës është edhe LDK, mendohet se do t’i japë rekomandimet e veta për Isa Mustafën lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend, tashmë kur Blloku LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje në njërën anë, si dhe PDK në anën tjetër, vazhdojnë të këmbëngulin në të drejtën e tyre për ndërtimin e institucioneve, konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë.

Ky insistim i dy blloqeve më të mëdha politike ka shtyrë edhe Presidenten Atifete Jahjaga të kërkojë kompromisin e liderëve, në takimet e zhvilluara me ta, të martën, pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: