Deputetja gjermane e quan absurd vendimin e Kushtetueses

fotoS59KTIXYNgërçin politik dhe situatën aktuale e ka komentuar edhe deputetja e Bundestagut, Elizabeth Winkelmeier-Becker, e cila sot është takuar me zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Gjatë qëndrimit të saj në Prishtinë, deputetja e CDU-CSU në Parlamentin gjerman (Bundestag), që njëherit është edhe zëdhënëse për çështje juridike në grupin parlamentar të CDU/CSU, Elizabeth Winkelmeier-Becker, ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë të LDK-së dhe ka marrë pjesë në trajnimin e organizuar nga Konrad Adenauer Stiftung për fuqizimin e grave në politikë dhe vendimmarrje.

Gjatë takimit që Winkelmeier-Becker pati me nënkryetaren e LDK-së Teuta Sahatqija dhe anëtaren e Kryesisë, Vjosa Osmani, u diskutua për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në mes të CDU-së dhe LDK-së, si dy parti të qendrës së djathtë të anëtarësuara në Partinë Popullore Evrropiane, thuhet në një njoftim të LDK-së.

Po ashtu u diskutua për zhvillimet e fundit politike dhe përpjekjet për ndërtimin e institucioneve të Kosovës.

“Deputetet Sahatqija dhe Osmani njoftuan deputeten Winkelmeier-Becker për krijimin e koalicionit të shumicës parlamentare që përfshinë LDK-AAK-NISMA dhe Lëvizjen Vetëvendosje me qëllim të krijimit të mundësisë së qeverisjes që përqendrohet në sundim të ligjit dhe zhvillim ekonomik dhe ndërmerren hapa konkret në këtë drejtim.

Në këtë takim u diskutua edhe për Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, dhe në këtë kontekst, deputetja Winkelmeier-Becker, e cila ka shërbyer edhe si gjyqtare në Gjermani për rreth 13 vjet, theksoi se është e pabesueshme që një Gjykatë të vijë në përfundim që ata që janë bashkuar rreth një shumice parlamentare mos të lejohen të bëjnë një gjë të tillë. Sipas saj, nëse ekzistojnë rregulla të tilla në Kosovë, ato mund të konsiderohen në kundërshtim me rregullat demokratike në një sistem parlamentar.

Ajo përmendi një numër shembujsh nga Gjermania ku partia që kishte marrë më së shumti vota nuk kishte pasur mundësi të krijonte shumicën parlamentare dhe si rrjedhojë, institucionet ishin krijuar nga ata që kishin arritur të bëjnë shumicën parlamentare”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: