Mushkolaj: Presidentja ndërroi qasje pas kthimit nga Amerika

Analisti politik, Imer Mushkolaj mendon se presidentja Atifete Jahjaga ka “ndërruar qasje” posa u kthye nga SHBA-të pasi që, sipas tij, në takimet e së fotohënës ajo vendosi t’i thërras përfaqësuesit e subjekteve politike veç e veç dhe jo si herën e kaluar, ku liderët e bllokut LAN i kishte thirrur së bashku.

Në një intervistë dhënë RTK-së, Mushkolaj ka thënë se takimi në mes të presidentes Jahjaga dhe ndihmës-sekretares Victoria Nuland është kyç, pasi, sipas tij, aty edhe mund t’i jenë dhënë “disa instruksione” Presidentes, në mënyrë që të tejkalohet ngërçi politik.

“Kësaj radhe Presidentja, duke u bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të 8 qershorit, i ftoi liderët e partive politike sipas fuqisë politike. Herën e kaluar i ka ftuar si bllok, do të thotë i ka pritur që të tre babshkë. Por, duket se diçka ka ndryshuar në qasjen e Presidentes, sepse ajo pas kthimit nga SHBA-të po pretendon që është mirë që liderët t’i takojë veç e veç në kuptimin që mund të kenë edhe propozime të veçanta”.

“SHBA-të nuk lejojnë dështimin e projektit të tyre, sië është shteti i Kosovës. Kështu që në këtë logjikë natyrisht se edhe takimi i Presidentes me ndihmës-sekretaren e shtetit, Victoria Nuland, është shumë i rëndësishëm dhe besoj se, nëse jo instruksione pasi që është e rëndë të themi se ajo (presidentja) ka marrë instruksione, megjithatë ka biseduar për detaje dhe ka biseduar edhe për elemente të reja të zgjidhjes së ngërçit politik”, ka thënë ai.

Mushkolaj mendon se as bashkësia ndërkombëtare dhe as SHBA-të nuk duan zgjedhje të reja. Ai thotë se një zgjidhje për tejkalimin e ngërçit duhet të bëhet përmes një marrëveshje mes liderëve politikë, dhe ai nuk e heq nga opsioni që pikërisht presidentja Jahjaga të ndërmjetësojë këto takime.

“Bashkësia ndërkombëtare bashkë me SHBA-të në këtë rast e ka bërë të qartë se zgjedhjet e reja nuk janë të nevojshme për shkak se vërtet janë maltretim dhe absolutisht të papranueshme, që të harxhohen para dhe kohë edhe për një palë zgjedhje, kur ne e kemi një rezultat të qartë zgjedhor”.

“Zgjidhja duhet të gjendet pikërisht duke provuar që të dy palët të ulen në një tavolinë dhe pastaj zgjidhja të gjendet në Parlament në bazë të marrëveshjes eventuale në mes të këtyre partive dhe këto bisedime mund të zhvillohen në një tavolinë të udhëhequr nga presidentja Jahjaga”, ka thënë Mushkolaj për RTK.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: