Videoja me fëmijën shqiptar që po tronditë botën (Video)
Një video ku një fëmijë i vogël shqiptar shihet teksa thith cigare, tanimë është bërë lajm i botës.
Mirror shkruan se video është ngarkuar në internet në Maqedoni, por më vonë thotë se ajo vjen nga Rusia.
Por nga ajo që shihet qartë në video, ajo nuk ka të bëjë fare me Rusinë, por është një fëmijë i një familje shqiptare, dhe nga aksenti që flasin ajo duket të jetë realizuar në Kosovë.
Në video shihet se si në një moment djali i habitur në tentim për ta futur cigaren te buzët e vendos atë në hundë, ndërsa familjarët e tij, këto veprime i dëfrejnë.
Video e cila është postuar në rrjetin LiveLeak, ka marr shumë komente të cilat shprehin kritika për veprimet e familjes së djalit të vogël.
Mirror më pas duke e lidhur duhanpirjen me videon në fjalë, thotë se në Britani rreth 100.000 njerëz vdesin nga pirja e duhanit çdo vit.