Thaçi premton qeverisje transparente në katër vitet e ardhshme

562X31510037_foto_(1)Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi po vazhdon të besojë se ai do ta udhëheqë Qeverinë e ardhshme të Kosovës, ndonëse vendi ka hyrë tash e katër muaj në një ngërç politik, kur nuk po mund të konstituohet as Kuvendi.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare e së Drejtës për të Ditur, kryeministri në detyrë, në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka folur për planet e tij lidhur me transparencën në qeverisjen e ardhshme.
Lexojeni të plotë postimin e Thaçit në Facebook:
“Sot, është Dita Ndërkombëtare e së Drejtës për të Ditur që i kushtohet transparencës dhe qasjes në informacion zyrtar.
Qeveria e Republikës së Kosovës është duke punuar për të anëtarësuar vendin në nismën ndërkombëtare të Partneritetit për Qeverisje të Hapur (OGP) dhe tani jemi duke aprovuar Planin e Veprimit për të lehtësuar qasjen në informata. Si standarde të rëndësishme europiane, transparenca dhe llogaridhënia do të jenë themelet e qeverisjes së ardhshme.
Unë, personalisht me interaksion të drejtpërdrejtë do të angazhohem për të ofruar më shumë qytetarët me shtetin dhe proceset vendimmarrëse me qëllim të fuqizimit të demokracisë sonë dhe rritje së cilësisë së shërbimeve publike. HTH” (sic), ka shkruar Thaçi në Facebook.

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: