Reali: Ronaldo i paprekshëm
Skuadra kampione e Evropës, Real Madrid, nuk ka ndër mend të dëgjoj për ofertat e Manchester United për Cristiano Ronaldon.
Kohëve të fundit shumë lajme në mediat angleze dhe ato spanjolle, kanë qarkulluar për interesimin e United për Ronaldon, ku skuadra nga Old Trafrod, është duke tentuar të bind portugezin që të rikthehet në Manchester, aty edhe ku i mori hapat e vërtet të një profesionisti nën drejtimin e Alex Ferguson.
Për rikthimin e Ronaldos janë duke kontribuar edhe tifozët e United, këta të fundit, në ndeshjen Villarreal – Real Madird, kanë lëshuar një baner gjigant mbi stadiumin El Madrigal, kushtuar portugezit, ku i kërkohej rikthimi në United.
Por siç mëson Goal.com, skuadra nga kryeqyteti i Spanjës, nuk ka ndërmend të dëgjoj për ofertat e gjigantit anglez, duke i bërë të qartë, s’e lojtari më i mirë i botës, nuk lëviz nga Bernabeu.
Ndërsa ditë më parë, për të ardhmen e tij ka folur edhe vetë protagonisti Cristiano Ronaldo, duke i quajtur të gjitha shkrimet për të ardhmen e tij, spekulime.
“Të gjitha janë spekulime në lidhje me të ardhmen time. E ardhmja ime është në Madrid, dhe unë jam i lumtur për këtë”, ka deklaruar Ronaldo.