Nuk ka “gjumë” për liderët e Bllokut
Liderët e Bllokut VLAN nuk kanë të ndalur. Ata edhe ditët e vikendit i shfrytëzojnë për të diskutuar rreth hapave të mëtutjeshëm.
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj pritet që sot të takohet me njërin prej liderëve të Bllokut.
Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline, këshilltari i parë i Haradinajt, Avni Arifi.
“Po, liderët e katër partive takohen edhe veç për kafe po flas të paktën për kryetarin e partisë tonë, Ramush Haradinaj. Ai mundë të ndodhë qe e thërret sot njërin nga liderët edhe pinë kafe”, ka thënë ai.
Vlen të theksohet se kanë mbetur edhe 4 ditë deri në vazhdimin e seancës konstituive të Parlamentit të Kosovës, më konkretisht, të enjtën më 2 tetor. /Indeksonline/