Motive afgane në Prapashticë

fotoNë Prapashticë ka nisur të përzihet përsëri balta me kashtë. Atyre po u shtohen edhe telat gjemborë. Me këtë përzierje po ngritin krye shtëpi të reja.

Aktivistë lokalë e të huaj për dy javë kanë futur lloç në thasë të sjellë kastile nga Italia. Nja dyqind metra sipër shtëpive të muruara me blloqe e me dyer plastike dhe metalike, në rrafshinën me pamje panoramike, në sy bie shtëpiza rrethore që nuk ka më shumë se katër-pesë metra katrorë.

Sana është hedhur sipër thasëve që ngushtohen në formë qemeri në pullaz. Forma e saj është krejtësisht e ndryshme prej shtëpive të pakta me qerpiç dhe gurë që shihen vende-vende në faqet e kodrave valë-valë të fshatit të shpërndarë në Malësinë e Gollakut.

“Është shtëpi e stilit tradicional afgan”, thekson Luan Fazliu, menaxher i projektit për ndërtimin e shtëpive ekologjike në katundin e brezit kufitar me Serbinë, ku shihen tabela që tregojnë se rruga çon drejt Leskovcit.

Tre pjesëtarë të policisë kufitare me tytat e armëve teposhtë qëndrojnë para makinës teksa Fazliu i përshëndet me dorë.

“Kjo do të thotë shtëpia për nga forma shkon me shtëpitë klasike, siç janë bërë më parë shtëpitë tona”, i kthehet Fazliu shtatgjatë “gërshetimit” të kulturave të dy popujve të dy kontinenteve në “shtëpinë model” për ndërtimin e së cilës kanë përvjelë mëngët 36 inxhinierë, ekspertë ndërtimi dhe aktivistë të nëntë shteteve të ndryshme të botës.

Puna në Prapashticë ia kujton kohën e fëmijërisë në periferi të Prishtinës. /Koha Ditore/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: