“Nastradini” premtoi se do ta kthej në jetë viktimën e tij, por…

ldquo-nastradini-rdquo-premtoi-se-do-ta-kthej-n-euml-jet-euml-viktim-euml-n-e-tij-por_hdKy “mysliman i shenjtë” ishte i njohur për një gamë të gjerë të mrekullive, ndërsa njerëzit besonin se ai kishte marrëdhënie me Perëndinë.

Muhamed Sabir, pohoi se ka aq fuqi, sa që me anë të një fryme mund ta ringjall trupin e një personi të vdekur.

Por, kishte vetëm një kusht për viktimën e tij, ai duhet të ishte i martuar dhe të kishte fëmijë.

‘Çudibërësi’ Muhamed Sabir mori “viktimën” e tij, Muhamed Niaza, punëtor dhe baba i gjashtë fëmijëve dhe e vendosi në një tavolinë në sheshin e qytetit pakistanez, Multan, ku i lidhi duart dhe këmbët. Pastaj ia preu fytin.

Megjithatë, ndërkohë disa prej dëshmitarëve kishin telefonuar paraprakisht policinë.

 

Këta të fundit “si zakonisht” arritën me vonesë në skenë, pasi që tashmë Niaza kishte vdekur, transmeton Telegrafi.

Dëshmitarët e kësaj “mrekullie” kanë deklaruar se Sabir shqiptoi fjalët magjike, të cilat do të duhej ta kthenin Niazan në jetë.

Megjithatë, kur pa se “fjalët magjike” nuk po kryenin punë, ai u përpoq që t’ia mbathte nga vendngjarja. Por, ai u kap nga qytetarët, të cilët më pas e dorëzuan në polici.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: