Suspendohen 2 doganierë, vodhen 45 mije euro

fotoKYLQW511Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës i ka suspenduar dy oficerë doganor pas dyshimeve që të njëjtit kanë keqpërdorur pozitën zyrtare, me rastin e importit të mallrave.

Sipas një komunikate të lëshuar për medie, deri te rasti ka ardhur pas ndalimit të një maune dhe ri-kontrollimit të saj në drejtorinë regjionale të Mitrovicës me ç’rast është konstatuar se vlera e mallit të padeklaruar kap shifrën e përafërt prej 45 mijë eurove.

“Oficerët dyshohet se nuk kanë përmbushur detyrat zyrtare respektivisht nuk kanë kryer shikimi adekuat të ngarkesës që është bie ndesh me procedurat doganore dhe si rrjedhojë kanë mundësuar që një sasi e mallrave e padeklaruar të futen në territorin e Kosovës pa iu nënshtruar pagesës së detyrimeve importuese doganore. Ndaj dy oficerëve doganor të suspenduar kanë filluar procedurat penale për keqpërdorim të detyrës zyrtare ku hetimet janë duke u udhëhequr nga njësit hetimore të doganës nën mbikëqyrjen e prokurorisë themelore të Mitrovicës”, thuhet në njoftim.

Përveç suspendimit të oficerëve, dogana ka konfiskuar maunën dhe mallrat e padeklaruara si dhe ka iniciuar procedimin penal në ndaj kompanisë e cila ka tentuar të fus ilegalisht këto mallra.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: