Kalo te lënda

Singapori drejt njohjes se Kosovës

707X39791674_20140924173614794620Presidentja Jahjaga e njoftoi ministrin e Jashtëm të Singaporit për të arriturat e Kosovës në ndërtimin e një shteti gjithëpërfshirës.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, u takua sot në New York me ministrin e Punëve te Jashtme të Singaporit, Kasiviswanathan Shanmugam, me të cilin bisedoi për procesin e konsolidimit ndërkombëtar te Kosovës dhe anëtarësimit të saj në organizatat ndërkombëtare.

 

Presidentja Jahjaga e njoftoi ministrin e Jashtëm të Singaporit për të arriturat e Kosovës në ndërtimin e një shteti gjithëpërfshirës, që promovon paqen dhe stabilitetin në rajon si dhe fqinjësinë e mirë me të gjitha vendet.

 

Ajo tha se Kosova në gjashtë vjet të pavarësisë së saj është njohur nga 108 vende të botës dhe synimi e përpjekja e saj është anëtarësimi në të gjitha organizatat ndërkombëtare, para së gjithash në OKB.

 

Jahjaga, gjithashtu tha se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Singapori do të ndihmonte ne konsolidimin ndërkombëtar të vendit dhe gjithashtu do të hapte perspektivën e saj në rajonin e Azisë Juglindore.

 

Ministri i jashtëm i Singaporit, Shanmugam i vlerësoi të arriturat e Kosovës dhe theksoi rëndësinë e arritjes së marrëveshjeve në kuadër te dialogut me Serbinë që çon drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

 

Ai tha se Singapori vlerëson pozitivisht zhvillimet në Kosovë, duke theksuar edhe shqyrtimin e mundësisë për njohjen e Kosovës, në kuadër të një procesi që kërkon më shumë kohë. /standardi.eu

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: