Kalo te lënda

Papa dha urdhër për arrestimin e një priftit pedofil

fotoNjë arrestim në Vatikan, i pa precedencë: Me vendim të Papa Françeskut është arrestuar Józef Wesolowski (66), nga viti 2008 nun apostolik në Republikën Dominikane.

Wesolowskin e ka paraqitur vitin e kaluar kardinali Nicolás de Jesús López Rodríguez (76), kryepeshkop në Santa Domingo, pas së cilës Papa e revokoi nunin apostolik polak nga detyra.
Federico Lombardi, udhëheqës i Zyrës për medie në Selinë e Shenjtë (e shoqëroi Papën gjatë vizitës së tij në Tiranë, më 21 shtator), konfirmoi: “Iniciativa e organeve gjyqësore të Shtetit të Vatikanit zbaton kërkesën e bërë nga Papa që një rast i tillë kaq i rëndë dhe delikat të zgjidhet pa zvarritje, duke iu përmbajtur rigorozitetit të nevojshëm dhe duke ndërmarrë përsipër përgjegjësinë e organeve të Selisë së Shenjtë.

Wesolowski është arrestuar sot (të martën) pas orës 17, transmeton lajmi.net, me vendimin e promotorit të drejtësisë (faktikisht prokurorit publik) të Vatikanit, sepse është akuzuar se ka qenë pedofil serik. Sipas gazetës El Nuevo Diario në Santa Domingo, bazuar në shumë dëshmi dhe materiale të filmuara nga orgjitë e tij, ai shkonte çdo mbrëmje në zonën e prostituimit të meshkujve të rinj, disa prej të cilëve kishin mezi 8 vjeç dhe i paguante ata për seks oral (nga 1.5 – 7 euro). Ai i detyronte fëmijët e moshës 8-12 vjeçare që të vishnin tanga dhe të masturbonin para tij

Lini një koment