Liverpooli është kualifikuar në raundin e katërt të Capital One Cup duke eliminuar Middlesbroughun pas penaltive, meqë rezultati pas vazhdimeve mbeti i barabartë (2-2).
Në takimin e zhvilluar në Anfield, Jordan Rossiter shënoi për Redsat (10’), të cilët shkuan në pushim me epërsi. Mirëpo, në gjysmën e dytë Adam Reach barazoi për ekipin mysafir (63’).
Rezultati i barabartë mbeti edhe kur gjyqtari dha shenjë për përfundimin e kohës së rregullt të takimit, ashtu që ndeshja shkoi në vazhdime.
Në fraksionin e dytë të vazhdimeve, Suso arriti ta shënojë golin që u mendua se e dërgoi Liverpoolin në fazën tjetër të Kupës së Ligës.
Mirëpo, në minutat shtesë të vazhdimeve u akordua penalti në favor të mysafirëve dhe Patrick Bamford u tregua i saktë, për të bërë që penaltitë ta vendosnin fituesin.
Pas ekzekutimit të stërzgjatur të penaltive (nga 15-të), në raundin tjetër u kualifikua skuadra e Liverpoolit.
Në fazën tjetër është kualifikuar edhe Fulhami që me rezultat 2-1 eliminoi Doncaster Rovers.
Lini një Përgjigje